Students Save 30%! Learn & create with unlimited courses & creative assets Students Save 30%! Save Now
Advertisement
  1. Photo & Video
  2. Portrait
Photography

Çfarë presim të shohim: Kur të Prehen Gjymtyrat në një Portret

by
Difficulty:BeginnerLength:ShortLanguages:

Albanian (Shqip) translation by Bekim Axhami (you can also view the original English article)

Një nga rregullat e fotografisë së portretit është që prerja të mos ndodhë në nyjet e një personi, por diku tjetër. Shumë nga rregullat e fotografisë i nënshtrohen thyerjes, por kjo nuk është njera nga ato.  Prerja e një personi tek nyjet krijon një ndjenjë shqetsuse se personi në fotografi është amputuar. Edhe portreti më i mirë, me një ekspresion të mrekullueshëm dhe një pozë të këndshme do të pësonte nga prerja e gabuar.

Ekzistojnë diagrame dhe rregulla gjenerale që sugjerojnë ku një person mund të prehet për një portret, por këto udhëzime nuk janë absolute. Duhet ta gjykoni çdo pozë dhe portret dhe në fund të vendosni se ku duhet prerë ajo. Për të ju ndihmuar për të i bërë këto vendime, do ju sqaroj se si ta vërejm dhe pse nuk duhet një person të prehet në nyje. Më këto informata, ju do të mundeni të sjellni vendime me vetbesim për çdo portret se ku duhet prerë.

Si e shohim

Ajo çfarë shohim është një kombinim prej asaj se çfarë sytë tanë shohin dhe asaj çfarë mendja jonë interpreton. Mendjet tona janë kontribues të fort dhe bindëse që mund të na ndihmojnë ose mashtrojnë. Për shembull, kur na prezentohet një vizatim i pa përfunduar, mendjet tona do ti mbyllin ato zbrastira vizuele, duke u mbështetur në atë që është më e njohur për ne dhe të na thotë se shohim një objekt të kompletuar. Në vizatimet e mëposhtme, mendjet tona i mbyllin zbrastirat dhe ashtu i shohim skicat majtas sikur rreth dhe katror edhe pse linjat janë të thyera dhe format janë të pa kompletuara. Mendjet tona mbështeten në atë se çfarë kemi parë më parë dhe i plotson zbrastirat dhe na tregon se fotografia djathtas ështe nje pemë.

Our minds fill in the visual gaps

Nëse nuk ka mjaft informata në fotografi, mendja jonë ndeshet me një vështirësi për të i mbyllur zbrastirat. Në vend se të shohë një objekt të kompletuar, mendjet tona janë të hutuara duke tentuar të mbushin zbrastirat me atë çfarë mungon. Pa informata të mjaftueshme, mendjet tona shpesh na mashtrojnë, duke keqinterpretuar atë që shohim.

Çfarë shohim

Kur shohim një fotografi të prerë të një personi, mendjet tona e shohin personin si të kompletuar. Ndoshta nuk e shohim trupin komplet, por mendjet tona vizatojnë atë çfarë është e njohur për ne, duke i mbushur zbrastirat vizuele dhe duke e imagjinuar personin si të plotë. Mendjet tona janë në pushim, me vetbesim se atë çfarë presim të shohim është aty vetëm se jashta skajeve të fotografisë.

Kur shohim një fotografi të një personi i cili është prerë në regjionet e nyjeve, sikurse shpatulla, bërryl, kyç të dorës, gjuri ose nyje të këmbës, mendjet tona janë të hutuara, me vështirsi për ta interpretuar atë që ne shohim. Mund të shohim disa nga gjymtyrat e një personi dhe mendjet tona të fillojnë të krijojn imazh se çfarë është e kompletuar. Për shembull, nëse një person është i prerë në gjunjë, mendjet tona fillojn duke konsiderurar "kofshën" dhe "gjurin", jo "këmbën".

Mendjet tona pastaj kërkojnë ndonjë informatë se çfarë gjindet poshtë gjunjëve. Nëse një person është i prerë në gjunjë, fotografia nuk i jep mjaft informata mendjes tonë që ta imagjinojmë pjesën tjetër. Mendjet tona e interpretojnë mungesën e informatave si diçka çfarë mungon. Edhe pse mund të dijmë ndryshe, mendjet tona na mashtrojnë që ta shohim gjymtyrën e personit në fotografi si të amputuar.

Në fotografin më poshtë, për arsye se këmbët e personit janë të pa kompletuara, mendjet tona fillojnë me atë se çfarë është e kompletuar: kofsha dhe gjunjët e personit. Nuk ka mjaft informata për mendjet tona që të fillon të imagjinoj pjesët e poshtme të këmbës. Në vend të asaj, mendjet tona e keqkuptojnë mungesën e informatave dhe na tregojnë se pjesët e poshtme të këmbëve mungojnë. Shohim një shpatull të kompletuar, por nuk ka mjaft informata për mendjet tona që ta imagjinojnë një krah. Mendjet tona e keqinterprejtojnë atë duke menduar se i gjithë krahu mungon. Ndoshta e dimë që personi i ka këmbët dhe krahët e kompletuara, por mendjet tona na kanë mashtruar neve duke i parë gjymtyrat e personit si të amputuara.

Cropping at the knees and not showing an arm distracts our minds

Çfarë presim të shohim

Mendjet tona janë përtacë. Kur na ofrohen shumë informacione vizuele, mendjet presin që të shohim gjithë informatat.

Në foton majtas, e shohim gjithë krahun e djathtë të personit, dhe pothuajse të gjithë krahun e majtë. Për arsye se fotoja na jep aq shumë informata për krahun e majt të personit, mendjet tona presin që ti jepen gjitha informacionet. Në vend se ti mbyll zbrastirat, mendjet tona hutohen me atë se çfarë mungon: një pëllëmbë të vogël të krahut dhe disa gishtërinj.

Missing just a small bit of information

Në fotografinë djathtas, shohim një pjesë të mirë të pjesës së sipërme dhe poshtmë të krahut të personit, por ka një pjesë të informacionit që mungon për ta kompletuar pamjen e një krahu. Poashtu, si në foton majtas, personit i mungojn vetëm majet e gishtërinjëve. Mendjet tona janë të hutuara me ndarjen e pjesës së sipërme me atë të poshtme të krahut dhe fokusohen në atë çfarë mungon: bërryli dhe majet e gishtërinjëve.

Aplikimi i parimeve

Kur herën tjetër të bësh një portret, konsidero çfarë shohim dhe apliko parimet gjatë vendimit tënd për atë se ku duhet prerë fotografia. Përfshij mjaft informata që mendjet tona të jenë të afta të mbushin zbrastirat por jo edhe aq informata sa që mendjet tona të hutohen me atë se çfarë mungon. Duam që mendjet tona me lehtësi të imagjinojnë se çfarë fshihet prapa kornizës se fotografisë dhe të mos jetë e zënë duke u munduar të përcaktoj se çfarë mungon brenda kornizës.

Nëse ende ndjehesh i pasigurt se ku duhet prerë portreti, bëj fotografit me mjaft hapsirë për rreth personit. Ndërsa vendimet për prerjet mund ti sjellish pas procesimit. Gjithmonë mund të preni edhe pak, por nuk mund ta shtoni atë çfarë mungon.

Advertisement
Advertisement
Looking for something to help kick start your next project?
Envato Market has a range of items for sale to help get you started.